Mbeshtesim fitoren e PSSH ne zgjedhje
Presidenti i Internacionales se Rinise Socialiste Roger Hallbag:
"Eshtë absolutisht e qartë se Fatos Nano është i burgosur politik. Qënia e Fatos Nanos në burg është një provë që dëshmon se Shqipëria është ende larg arritjes së standarteve të nevojshme për të qenë një vend i hapur demokratik"
Lexoni faqe 2
Dimensionet e miqësisë
-U nis për në SHBA Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha
Nisja e shumëpritur e Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha në SHBA është një ngjarje e shënuar, një eveniment në jetën politike të vendit dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare që ka krijuar Shqipëria pas fitores së demokracisë.
Ne socialistët e kemi përshëndetur që kur është shpallur këtë vizitë sepse ajo është në nder që i bëhet Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot vendi me potencialin më të fuqishëm ekonomik dhe ushtarak, me një demokraci të zhvilluar e shembull për të gjitha vendet. Ato sot luajnë një rol përcaktues në të gjitha ngjarjet dhe situatat që kalon bota. Shqipëria, çeshtja e saj, pavarësia e saj, përparimi i saj, ndjehet më te sigurtë se një aleat te madh dhe te fuqishëm si janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqësia e popullit shqiptar me Amerikën i ka rrënjët të thella që është forcuar në lufta të përbashkëta, këtë sidomos kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore. Në Amerikë kanë gjetur strehë dhe kanë punuar e luftuar për çeshtjen shqiptare nga figurat me të ndritura të historisë së Rilindjes sonë Kombëtare. Shqiptarët e Amerikës kanë gjetur aty jo vetëm mirëqënien personale dhe të familjeve të tyre, por para së gjithash, përkrahjen e pakursyer për problemin kombëtar. Edhe sot është politika amerikane e përcjellë dhe e çuar më tej nga administrata e presidentit Klinton që e ka ngritur më tepër zërin në mbrojtje të të drejtave shqiptare në Kosovë duke paralajmëruar luftëxënësit serbë se do të ndëshkohet çdo orvajtje e tyre po shtrijnë konfliktin aty.
Miqësia shqiptaro-amerikane nuk është partiake. Ajo nuk i takon në pronësi as PD-së, as qeverisës së saj, as zotit Berisha si person. Ftesa është për Presidentin e Shqipërisë dhe brenda saj ka miqësinë e popullit dhe të shtetit amerikan për popullin shqiptar, me çfarëdo bindje politike që të kenë në kuadrin e pluralizmit politik të vendosur dhe të demokracisë pa kthim ku po ecim.
Vizita e Presidentit të Republikës në Shtetet e Bashkuara ne të drejtë ka ngjallur shpresa, se do të kalohet në veprime konkrete për të zhbllokuar çeshtjen e të ardhmes politike të Kosovës, pa zgjidhjen e drejtë të së cilës nuk ka zgjidhje të drejtë e përfundimtare të gjithë krizës në ish-Jugosllavi. Urojmë që vizita e Presidentit të Republikës në SHBA dhe takimi i tij me përfaqësuesit më të lartë amerikane, përfshirë zotin Klinton, do të ndihmojë për një kontribut më të madh amerikan në gjithë zhvillimet politike e social-ekonomike në Shqipëri, për të vënë ligjet e një demokracie moderne në themel të gjithë jetën tone. Ajo gëzon gjithë shqiptarët, i nxit ata të shpresojnë për rezultate konkrete në forcimin e miqësisë midis dy vendeve, por në mënyrë të veçantë në ndihmën që do të ketë për një zgjidhje të drejtë të çeshtjes kombëtare dhe për "demokratizimin" e demokracisë që duam të ndërtojmë.
Po instalohet një pushtet personal totalitar
-Diskutimi i zëvendëskryetarit të PS Servet Pëllumbi në Parlament-
Zoti Kryetar, zotërinj deputetë,
Sesioni e 7-të i Kuvendit Popullor e mbyllëm me tensione politike. Sesionin e 8-të po e fillojmë në atmosferën e një tensioni politik, të qëllimshëm e flagrant.
Emëruesi i përbashkët është presioni në rritje i pushtetit politik. Edhe ju zoti kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor nuk jeni pa "merita" në këtë drejtim.
Pse ndodh kjo? - pyetisn ne deputetët. Përgjigja është një e vetme: Demokracia shqiptare po ngushtohet çdo ditë e më tepër në hapësirë kritike. Po instalohet një pushtet personal totalitar.
Ajo që ndodhi me datën 6 shtator në mëngjes është diçka pa precedent. Të njohur me këtë ngjarje të shëmtuar e të turpshme ne pyesim: ku është ndarja e premtuar e pushteteve, ku është pavarësia e reklamuar e pushtetit gjyqësor?
Ç'garanci kanë qytetarët, pas rrethimit e dhunës mbi Kasacionin, si se do t'u respektohen të drejtat dhe liritë e tyre? Ç'garanci do të kenë institucionet demokratike, pas diktatit e dhunës që ushtrohet mbi to nga pushteti ekzekutiv në e qoftë se Parlamenti nuk do të bëjë të paktën aq sa të ndryshojë rradhën e çeshtjeve të përfshira ne program, duke sjellë në parë thirrjen e Kryeministrit Meksi për seancë pyetjesh urgjente?
Në Parlament në seanca të shpejtuara, kemi shqyrtuar plot çeshtje, projektligje të harruara, apo të sjellë me vonesë, ndërsa sot për një çeshtje kaq të rëndësishme imponohet një arbitrim tjetër.
Do të shtoja, së fundi, se nuk do të besoja që atë rrethim policor e ka urdhëruar Ministri i Brendshëm. Por të vërtetën e dëgjuam nga ai vetë sot. Kjo e bën edhe më shqetësuese situatën dhe emergjente kërkesën tonë që të vijë Kryeministri në seancë urgjente. Ndryshe nuk do të jetë çudi që ndonjë ditë qeveri-servile, urdhër të Presidentit, padisë e të rrethojë edhe Parlamentin.
Arratisja e dy te burgosurve shpije ne burg pese police
Vendin e dy të arratisurve nga dhomat e Deges se Brendshme në Shkodër, në mbrëmjen e ditës së djeshme do ta zënë 5 police. Janë Pëllumb Pepa, Tafjl Hasanmuca, Mirash Lulashi, Ferid Peraj dhe Besnik Brahushi, pesë police të repartit të policisë Shkodër, të cilët që nga pasdreka e djeshme kanë përfunduar në dhomat e Deges së Punëve të Brendshme, Shkodër, të arrestuar.
Lexoni faqe 6
Intervenimi i shtetit ne ekonomi eshte i domosdoshem
-Interviste me Prof.Dr. Edmond Luçi
Lexoni faqe 4-5
Gazeta e vogel e se dieles
Viti i ri shkollor po fillon!
Çdo te behet me fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja?
Se shpejti Ernesto Sabato ne Shqiperi
Do te dale nga shtypi "Eneida" e Virgjilit
Krijimtari nga Mira Meksi, Shpresa Kapisyzi etj.
Ne faqe 7,8,9,10